Skip to content
Të Gjitha

Coronavirusi prek Kosovën, dy persona të infektuar

· 1 min lexim

Coronavirusi ka trokitur edhe në Kosovë, ku janë identifikuar dy rastet e para të prekura nga COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë të jashtëzakonshme, ku tha se deri tani janë kryer 15 testime.

Të infektuarit janë një shtetas italian 20-vjeçar dhe një 70-vjeçar nga Kosova dhe të dy ndodhen në gjendje të qëndrueshme.

Nga ana tjetër, ka nisur puna për gjurmin e personave me të cilët mund të kenë patur kontakte dy pacientët e prekur.

Kryeministri Albin Kurti i bëri thirrje qytetarëve të mos tregojnë panik dhe të mos paraqiten pranë klinikës infektive për çdo shqetësim që kanë, por të telefonojnë numrin e vënë në dispozicion.

Dy ditë më parë kreu i qeverisë së Kosovës lajmëroi marrjen e një sërë masash, por duket se nuk kanë mundur ta parandalojnë dot virusin.

Në rang botëror janë shënuar deri tani 5,123 viktima dhe janë infektuar 140,154 persona në 136 shtete.