Conte e futi Italinë në karantinë, dy tragete me 340 udhëtarë dhe një avion nga Roma mbërrijnë në Shqipëri
Koronavirusi po vijon të përhapet me shpejtësi në shtetin fqinj, Italinë, duke shënuar mbi 450 viktima, ndërsa numri i të prekurve ka kaluar shifrën 9 mijë.
Në vendin tonë ndërkohë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 6 persona, ku pacienti zero erdhi nga Italia.
Nisur nga kjo situatë, qeveria shqiptare urdhëroi bllokimin e fluturimeve me zonën e kuqe në Itali.
Ndërkohë kryeministri italian, Giuseppe Conte që prej ditës së djeshme e futi vendin në karantinë.
Mirëpo kjo nuk ka penguar zhvillimin e fluturimeve drejt Italisë.
Mësohet se ditën e sotmë një avion ka mbërritur në Rinas nga Roma, ndërsa tre të tjerë janë nisur drejt shtetit fqinj.
Gjithashtu 2 tragete me 340 udhëtarë kanë mbërritur në portin e Durrësit nga Italia.
Të gjithë pasagjerëve iu është bërë matja e temperaturës, ndërsa u janë marrë të dhënat.
Kjo situatë ka shkaktuar panik tek qytetarët, pasi në vendin tonë janë shënuar 6 persona me koronavirus.