Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ç’ndodhi në Këshillin e Sigurisë? Basha s’përgjigjet: Nuk kam asnjë koment!

19:50 16/04/2020
Reading Time: 4 min lexim

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka realizuar një komunikim online me gazetarët,  ku ka folur rreth situatës në vendin tonë, parë nga këndvështrimi i tij.

I pyetur se kur mund të dalë vendi nga izolimi për shkak të COVID-19, theksoi se nuk ka ndërmend të flasë kot kur ende nuk ka një plan konkret nga qeveria, teksa shtoi se po të kishte testime masiv, situata do të ishte e qartë.

“Kush flet për momentin se kur duhet të dalë Shqipëria nga izolimi, duhet të na tregojë autoritetin, ose ja fut kot. Unë nuk kam ndërmend t’ja fus kot. S’mund ta themi sot se çfarë rrjedhje do ketë pandemia. Do e thoshim nëse do kishim mjaftueshëm testime. Para 4 ditësh ka pasur anëtarë të maxhorancës që kanë pranuar se numri i të infektuarve është më i madh. Që do të thotë se numri i viktimave është më i madh dhe numri i mbartëseve në kontakt me qytetarët është i madh. Ndaj mbartësit duhet të izolohen. Nëse një person infekton dy të tjerë, pandemia do të zgjerohet. Ndaj duhet të rrisim numrin e testimeve. Shqipërisë i duhet një strategji e re për të dalë nga kjo situatë. Nuk mund të dalësh nga një zjarr i madh me sy të lidhur dhe ku nuk i di se ku i ke vatrat. Nga ana tjetër s’mund ti thuash qytetarëve që të qëndrojnë pa fund në shtëpi. Ndaj duhet të rritet numri i testimeve. Të flasim për hapa konkrete kur nuk kemi një strategji, është spekulative. Ky është problemi kryesor. Ndaj nëse s’ke strategji, po improvizon.”, theksoi ai.

Lidhur me deklaratën e Ramës se nëse nuk merreshin masat, në vendin tonë do të kishte 18 mijë të vdekur, Basha tha se kjo është e pavërtetë dhe bëri thirrje për transparencë.

“18 mijë të vdekur?? I bie që po ta marrim në raport me popullsinë, Suedia ka 119 të vdekur. Kjo tregon se ajo që është thënë sot në parlament është e pavërtetë. Për mua është humbje kohe dhe për qytetarët, dhe për ju. Thirrja ime është që t’i jepet fund mungesës së transparencës. E vërteta nuk është problemi, por mënyra e vetme për të menaxhuar situatën sot dhe për të ndërtuar urë për të dalë nga kriza. S’mund t’i mbajë pafundësisht njerëzit në shtëpi. Duhet të themi se pse kërkojmë këtë sakrificë ndaj hapi i parë është ndryshimi rrënjësor i testimeve. T’i kërkosh njerëzve që të mbajnë bizneset mbyllur dhe pa një plan, kjo është papërgjegjshmëri.”, tha Basha.

Më pas kryedemokrati u shpreh se nga 12 marsi dhe deri më sot janë larguar nga puna mbi 54 mijë punonjës, ndërsa tha se në këto momente mungon transparenca.

Teksa u ndal tek paketa e dytë ekonomike, Basha tha se ajo duhet të formalizohet dhe më pas të vihet në zbatim dhe sipas tij qeveria duhet të ulet për bisedime me biznesin.

“Nga data 12 mars, deri tani sipas burimeve zyrtare, por të pashpallura, sepse jemi në kushtet e mungesës së transparencës, raportohen mbi 54 mijë punonjës të larguar nga puna.”, tha Basha. Kujtojmë se për shkak të situatës me COVID-19 thuajse shumë sektorë të ekonomisë në vend janë pezulluar, ndërkohë që qytetarët qëndrojnë të izoluar në shtëpi. Kur flasim për plane, bëjmë fjalë për plane emergjente. S’pretendojmë sot të kemi një plan të plotë rimëkëmbje, pasi jemi në mes të krizës, shpresojmë, ose më pak. Planet tona janë plane emergjente, për të ardhur në ndihmë për të mos u fundosur faktorët ekonomikë. Paketa e dytë duhet të formalizohet, më pas të hyjë në fuqi. Këto paketa të përballojnë nevojat dhe jo një pjesë e nevojave, ndaj kërkohet që biznesi të dëgjohet. Qeveria të ulet me biznesin. Sektori i turizmit pretendon se janë deri në 100 mijë punonjës.”

Po ashtu, Basha ka folur lidhur me ndryshimet e miratuara në Kodin Penal sot gjatë seancës plenare, dhe për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, që u zhvillua ditën e djeshme.

I pyetur nëse ka pasur debate me kryeministrin Edi Rama, Basha refuzoi që të përgjigjej duke u shprehur se do të respektonte rreguallet e përcaktuara në ligj.

“Dua të them një pjesë e propozimet nuk kanë qënë të nevojshme. Në gjykimin tonë masat administrative kanë qënë të nevojshme. Në përjashtim të rastit kur një person me vetëdije, duhet të ndëshkohet. Ja të marrim një shembull, një qytetar ka dalë për të marrë bukë dhe nuk ka marrë dot lejen, për raste të tilla masat e shpallura janë të mjaftueshme. Por thelbi qëndron për ndryshimet. Do i nënshtrohen edhe gjykimeve të Presidentit. Virusi luftohet, njerëzit ndihmohen. A ka pasur debate në mbledhjen e djeshme me kryeministrin Rama? Nuk kam asnjë koment! Zhvillohet sipas rregullave që përcaktohen në ligj por mund të më pyesni për qëndrimet e mia,”-tha Basha.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: edi ramakoronavirusiLulzim Basha

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

Këto tre zona konsiderohen si vatra të koronavirusit në Tiranë

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English