Skip to content
Të Gjitha

Çmontohet banda e trafikut ndërkombëtar të drogës, në mesin e të arrestuarve edhe shqiptarë

· 1 min lexim

Policia spanjolle ka zhvilluar një mega operacion për goditjen e grupeve kriminale të trafikut të dorgës.

I koduar “Bela”, operacioni u zhvillua në rajonet e Almerias dhe Andaluzisë.

Në pranga ranë 11 persona, me nënshtetësi polake, shqiptare dhe italiane.

Njëri prej shqiptarëve të arrestuar ishte shpallur në kërkim 9 herë të tjera.

Në banesat e të arrestuarve, agjentët gjetën plot 436 kg marijuanë.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, 246 mijë euro, nja kamion, si dhe sende për peshimin dhe paketimin e lëndës narkotike.

Hetimi ndaj grupit kishte nisur që verën e kaluar, pas zbulimit të një kamioni me 92 kg marijuanë.

Sipas hetuesve, lënda narkotike pritej të shpërndahej në Gjermani, Itali dhe Poloni.