- Reklamë -spot_img
11.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetÇmimi i naftës në tregun botëror pëson sërish rënie, Bordi në Shqipëri...

Çmimi i naftës në tregun botëror pëson sërish rënie, Bordi në Shqipëri “fle gjumë”

- Reklamë -spot_img

Bordi i Transparencës  në vend që prej krijimit të tij nuk ka reflektuar besueshmëri dhe seriozitet tek qytetarët.

Teksa  prej disa ditësh çmimi  i naftës në bursë ka rënë ndjeshëm, Bord i Transparencës në vend “fle gjumë” dhe nuk del me një vendim të ri.  Kujtojmë që vendimi i fundit i Bordit të Transparencës ishte me datë 12 tetor.

Vlen të theksojmë se çmimi i referencës ndërkombëtare i naftës së papërpunuar Brent ishte 93,81 dollarë për fuçi mëngjesin e sotëm, duke shënuar një rënie me 1,29 për qind. Por pavarësisht kësaj, nafta në vendin tonë vijon të tregtohet prej dy javësh me një çmim të pandryshuar 240 lekë/litri.

Në 12 tetor, kur Bordi reflektoi çmimet e reja të karburanteve, në bursat ndërkombëtare nafta  tregtohej me 83,82 dollarë për fuçi por Bordi e pa të arsyeshme që të bënte vetëm një ulje prej 5 lekësh, nga 245 në 240 lekë për litër.

Pavarësisht se edhe sot çmimi i shitjes së naftës në bursat ndërkombëtare i afrohet nivelit të para luftës në Ukrainë, Bordi i Transparencës nuk ndërhyn dhe nuk e reflekton këtë realitet duke i lënë shqiptarët ta paguajnë këtë produkt më shtrenjtë se vendet e tjera të rajonit.

Duhet të përmendim faktin se Bordi i Transparencës asnjeherë të vetme nuk e ka reflektuar çmimin e naftës në bursë në vendimet e tij.  Perveçse besueshmëria ndaj vendimeve që Bordi merr është e ulët, ka pasur disa zëra që kanë kërkuar që ai të shkrihet duke qenë se funksionin për të cilin është krijuar nuk e ka ushtruar.

“Gazeta Reforma” gjatë gjithë kohës ka evidentuar se Bordi ka vepruar  me “kokën” e tij duke mos marrë në konsideratë çmimet në tregjet ndërkombëtare./ Gazeta Reforma

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj