Akuzat për udhëtimet me charter, reagon më në fund Rama

0
158

Mbrëmjen e djeshme hakerat iranianë kanë publikuar informacionet mbi hyrjet dhe daljet e kryeministrit Rama nga vendi.

Ndërkohë pas akuzave të shumta për udhëtimet me avionet luksoz, më në fund ka reaguar vetë Rama.  Në shkrimin e tij kryeministri Rama gjithashtu nuk la pa shënjestruar opozitën duke e akuzuar për shpifje.   Bashkëngjitur shkrimit ai ka bërë publike edhe shifrat e shpenzimeve të tij për udhëtimet jashtë.

“Shpifja monumentale e miliona € për tregon jo veç degjenerimin e rublaxhinjve të opozitës e gjobaxhinjve të ekraneve,po dhe përçmimin e tyre për shqiptarët: Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë 2010 251.365Lek të reja 2021 64.972Lek të reja”, shkruan Rama.

Kreu i PD Sali Berisha në daljet e tij publike ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Rama duke u shprehur: “Skandali i Ramës me avionin privat shkon në të paktën 22 mln euro. Të japë dorëheqjen!”

Vlen të theksojmë se teksa kryeministri Rama disa ditë më parë “siguroi” shqiptarët se të dhënat e tyre janë të sigurta, si për ironi sot “dolën sheshit” informacionet e tij.
Ndërkohë që vetë të dhënat e kryeministrit të vendit janë në duart e hakerave iranianë, rrjedhimisht besueshmëria e qytetarëve në sistemet e institucioneve është e ulët.   Bashkëngjitur materialit që është prej 3.6 MB shkruhet se qeveria shqiptare ka strehuar me taksat e shqiptarëve terroristët e MEK në Durrës.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj