Jeni në mëdyshje për përzgjedhjen e duhur të profesionit, edhe këtu na vjen një raport i plotë i profesioneve që janë më të mirat për vitin 2019.
Sipas EPPC Albania & Kosovo kompania e rekrutimeve dhe trajnimeve, ka përgatitur pas kërkesës së Revista Monitor një guidë me pozicionet më të kërkuara nga drejtues në specialist dhe punonjës të pakualifikuara dhe pagat përkatëse.
Profesionet më të kërkuara do të jenë:
Shitje në terren sipas sektorëve;
Shërbim ndaj klientit (Ballë për ballë ose nëpërmjet telefonit);
Punëtorë shërbimi në hotele;
Teknologjia e informacionit për Programues, Rrjetesh, Ruajtjes së të dhënave, etj.;
Specialist elektrik, mekanik, hidraulik, marangoz, murator, mirëmbajtës;
Specialiste finance;
Inxhinier;
Punëtorë ndërtimi;
Punëtorë fasoneri;
Specialist shëndeti dhe sigurie në punë;
Asistente zyre/administrative.
“Ndryshimet e konsiderueshme në tregun e punës ndikohen nga zhvillimi ekonomik i vendit dhe investimet. Ndërmjet këtyre të fundit janë investimet e huaja zëri kryesor që ndikon rritjen e ofertës për punë, kërkesës për personel të kualifikuar që të zbatojë standarde, rritjen profesionale të stafit dhe për rrjedhojë edhe rritjen e nivelit të pagave”, thotë Erald Pashaj, drejtor i EPPC Albania & Kosovo.