Skip to content
Të Gjitha

Çifti i vetëhelmuar në Librazhd/ Prindërit e të rinjve dëshmojnë në polici: Jemi të shokuar, nuk dimë ç’të themi

· 1 min lexim

Një çift të sapomartuarish nga fshati Xhyrë i Librazhdit tentuan t’i japin fund jetës, duke u vetëhelmuar.

Olsian Hajdari 27 vjeç dhe Rezarta Hajdari, 19 vjeçe, u dërguan me urgjencë në spitalin e Elbasanit.

Për fat keq vajza ndërroi jetë, ndërsa djali ndodhet jashtë rrezikut.

Prindërit e të rinjve kanë deklaruar në polici, se nuk kishin informacione për ndonjë konflikt mes çiftit.

“Kishin vetëm 5 ditë të martuar. Nuk na kanë thënë asgjë se kishin konflikt apo probleme me njëri-tjetrin. Edhe para martese nuk dimë të kishin konflikt. Jemi të shokuar nga ajo se çfarë na ndodhi, nuk dimë çfarë të themi“, janë shprehur prindërit e çiftit.

Mësohet se çifti u gjet në gjendje të rëndë nga nëna e djalit, në dhomën e gjumit.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, pasi djali dhe vajza kishin vetëm 5 ditë që kishin kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.