Skip to content
Politikë

‘Çfarë po kërkon Mitsotakis?’, Berisha flet për rastin e Belerit

· 1 min lexim

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka reaguar sot në lidhje me bllokimin e negociatave të Shqipërisë me BE-në nga Greqia. Ai tha se kryeminstri grek po kërkon që Beleri të trajtohet njësoj si shqiptarët e tjerë që nga burgu kanë bërë betimin.

Në lidhje me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Berisha tha se Fredi Belerit duhet t’i lejohet betimi, ndërsa shtoi se nëse shpallet i fajshëm t’i hiqet  më mirë mandati.

“Çfarë po kërkon Mitsotakis? Po kërkon që Beleri të trajtohet njësoj si janë trajtuar shqiptarët e tjerë që nga burgu kanë bërë betimin. Pse e kanë bërë betimin ata? Sepse ai që nuk është dënuar është i pafajshëm. Nëse pretendon se Beleri ka bërë krim, kur të behet dënimi, t’i merret mandati. Çfarë mëkati është nëse Beleri thotë i përket pakicës greke në Shqipëri? More zotëri ai është ai që ndihet. E ka zgjedhur bota këta punë.”, u shpreh Berisha.