Skip to content
Të Gjitha

Çfarë ndodhi? Fatos Nano shtrohet në reanimacion në një spital privat në Tiranë

· 1 min lexim

Lideri historik i PS Fatos Nano, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.  “Balkan Web” raporton se ish-kryeministri, 70-vjeç,  i vendit është shtruar në një spital privat në kryeqytet.  Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në reanimacion, por ende nuk dihen shkaqet shëndetësore dhe arsyeja e komplikacioneve.   Kujtojmë se ish-lideri i PS-së ka hasur edhe më parë probnleme shëndetësore që e kanë detyruar atë që të kërkojë asistencë mjekësore.

Fatos Nano e filloi karrierën politike në vitin 1991 pasi u zgjodh sekretar i Këshillit të Ministrave dhe më pas Kryeministër në Qeverinë e Tranzicionit, që u ngrit me qëllim përgatitjen e vendit për tranzicionin drejt një ekonomie tregu dhe sistemi demokratik. Po atë vit ai u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste.