Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Çfarë fshihet pas tërheqjes së Zan Caushit për lirimin me kusht? Flet avokati i tij

13:38 17/07/2020
Reading Time: 2 min lexim

I cilësuari si i forti i Vlorës në trazirat e ’97 Zani Caushi do shkaktonte shumë polemika disa ditë më parë kur u raportia se ka kërkuar lirinë me kusht në Gjykatën e Korçës. Myrteza Caushi, i njohur ndryshe si Zani Caushi, i dënuar me burgim të përjetshëm ka bërë kërkesë për të përfituar lirinë. Ish-kreu i bandës së “Çoles” kërkon që Gjykata të ndryshojë vendimin e marrë ndaj tij.

Ditën e sotme ai doli para Gjykatës, mirëpo ka surprizuar sërish pasi është tërhequr nga kërkesa për lirim me kusht. I dënuari me burgim të përjetshëm duket se mëngjesin e sotëm ka ndryshuar mendim për kërkesën e bërë nga ai vetë për t’u liruar me kusht në mënyrë që të shkonte pranë fëmijëve të tij të mitur.

Së fundmi avokati Arben Lera ka sqaruar tërheqjen e klientit të tij, Myrteza Caushi gjithashtu i njohur si Zani, nga kërkesa për lirim me kusht.

Sipas avokatit, është konstatuar një gabim në përllogaritjen e viteve që Caushi ka ndenjur në burg, ndërsa ka shtuar se kërkesa e klientit të tij është e bazuar në ligjin e kohës kur është gjykuar Zani Caushi, pavarësisht se tani ka pësuar ndryshime.

Sapo është përballur me togat e zeza në seancë gjyqësore, Caushi ka deklaruar papritur se është tërhequr nga kjo kërkesë, duke bërë që gjykata të shkojë drejt pushimit të çështjes.

“Normalisht veprimi i ligjit penal është në kohë, nëse Zani Caushi është dënuar në vitin 2000 atëherë aplikohet ligji i atij viti dhe jo i vitit 2020. Dosja e Zani Caushit është komplekse sepse janë ndërthurur shumë faktorë. Për sa i përket aspekteve ligjore doktrinës ligjore, çdo i dënuar me burgim të përjetshëm i dënuar përpara hyrjes në fuqi të ndryshimeve të Kodit Penal, nëqoftëse kryejnë 25 vite dënim dhe përmbushin kërkesat specifike të ligjit kanë të drejtë të kërkojnë lirimin me kusht, pastaj vendos Gjykata. Zbatimi i ligjit të vjetër është detyrë e Gjykatës, janë të sanksionuara në ligj,”- deklaroi avokati.

Caushi ishte një nga emrat më të famshëm të bandave të Vlorës në vitin 1997, përgjegjës për shumë vrasje të kryera nga banda e tij si dhe grabitjesh e vjedhjesh. Më pas ai u arrestua dhe prej dënimit të atëhershëm ka qenë në burgje.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Nga vrasjet te trafiku drogës: Këta janë 4 subjektet e OFL për ditën e sotme

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English