Skip to content
Të Gjitha

Çela merr drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme, vjen dorëheqja e parë

· 1 min lexim

Ditën e sotme, Olsian Çela mori në dorë drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Pas marrjes së postit nga Çela, ka dhënë dorëheqjen shefja e Kabinetit, Alketa Zilfa.

Arsyet e dorëheqjes së saj, nuk dihen ende.

Në fjalën e prezantimit, Çela tha se do të punojë që njerëzit të kthejnë besimin te drejtësia.

Kryeprokurori u shpreh, se njerëzit presin rezultate dhe Prokuroria duhet të spikasë në hetimet për dëmet e tërmetit.

Çela do të zëvendësojë në këtë post Arta Markun, e cila drejtoi përkohësisht për dy vite Prokurorinë e Përgjithshmë.

Marku gjatë dorëzimit të detyrës, tha se ishte e lumtur që do të pasohej nga shoku i klasës.