Largimi i një deputeteje nga grupi i Partisë Socialiste nuk duhet parë si lajm i vogël.
Në një sistem ku pushteti mbahet me numra, frikë dhe disiplinë partie, çdo çarje ka peshë. Ajo tregon se presioni i sheshit nuk është vetëm moral. Është politik. Po prodhon lëvizje brenda vetë strukturës së pushtetit.
Por pikërisht këtu protesta duhet të jetë më e kujdesshme.
Nëse pushteti po fillon të çajë, protesta nuk duhet t’i japë mundësinë të shpëtojë duke thënë: “shikoni, këta janë të paorganizuar, të rrezikshëm, të papërgjegjshëm.”
Rama nuk mund të mposhtet vetëm me numër.
Mposhtet kur numri bëhet presion i qëndrueshëm.
Kur presioni bëhet kërkesë.
Kur kërkesa bëhet krizë politike.
Kur kriza politike prodhon çarje.
Ne nuk ndalemi.
Ne nuk dhunohemi.
Ne nuk kapemi.
Ne nuk ndjekim ish-deputetë, parti, podiume apo figura të vetëshpallura.
Ne rrisim presionin derisa sistemi të mos ketë më numra, as moral, as alibi.
Protesta nuk duhet të sillet si fituese e dehur.
Duhet të sillet si forcë që e di se është afër pikës së thyerjes.
Nesër më shumë!








