Ditën e sotme përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare në Këshillin Politik,, Oerd Bykykbashi dhe Petrit Vasili dhe përfaqësuesi i PD-së Gazment Bardhi kanë dalë në një konferencë të përbashkët duke paraqitur argumentet e tyre pse duhet të zbatohet hapja e listave 100% në zgjedhjet e ardhshme.
Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi tha se koalicionet dhe listat e hapura funksionojnë pa asnjë problem me njëra-tjetrën dhe se është vetëm çështje e hartimit të fletës së votimit.
“Kjo është një nga gënjeshtrat e Edi Ramës në gjithë këtë përpjekje. Koalicionet dhe listat e hapura funksionojnë pa asnjë problem me njëra – tjetrën. Koalicioni që përdorim sot është një formë liste hapur për partinë. Zgjedhësi përcakton me votën e tij. Është e njëjta gjë që po përpiqemi të bëjmë me këtë propozim që me listat e hapura zgjedhësit të përcaktojnë se sa vlen secili kandidat.”
Ndërkohë edhe në lidhje me fletën e votimit Bylykbashi kishte një shembull, sipas tij është detyrim që të publikohet lista e çdo partie dhe kandidatëve të saj.Modeli që Bylykbashi kishte zgjedhur ishte model i Kosovës dhe e tregoi qartë se si mund të veprohet me lista 100% të hapura dhe pa prekur koalicionet parazgjedhore, pasi në fund të fundit kjo ishte kërkesa e Opozitës.
“Sipas Ramës fleta e votimit do jetë një libër që do e bëjë të pamundur për zgjedhësit të zgjedhë. Nuk është e vërtetë. Nëse këto parti do garonin individualisht, me listë të hapur përsëri lista e votimit e tillë do ishte.Nëse Rama mendon se do iu kufizojë të drejtën partive për të garuar tregon qëllimin e tij. Koalicionet zgjedhore janë traditë 30-vjeçare kushtetuese. Përpjekja që bën Edi Rama për të stigmatizuar koalicionet tregon frikën e tij nga përballja me shqiptarët. Modeli me listë të përbërë është i mirënjohur, e kemi marrë si model nga vendet europiane. I jep mundësinë dhe fuqinë zgjedhësit që të përcaktojë forcën e secilës parti. Rama kërkon mbylleni listën në mënyrë që të kenë të pamundur zgjedhësit ta bëjnë këtë zgjedhje.Është detyrim sot që lista e kandidatëve të çdo partie të publikohet. Zgjedhësi kur përzgjedh partinë zgjedh me numër dhe kandidatin. Kjo tregon që ajo që thotë Rama është gënjeshtër. Ky është modeli që ka Kosova. Ne kërkuam një gjë fare të qartë maxhorancës, a jeni dakord të hapen listat 100% pa ndryshuar formulën e koalicioneve. Për 2 orë rresht përfaqësuesi i maxhorancës u përpoq të thoshte jo me fjalë të tjera dhe doli qartë qëllimi”, tha Bylykbashi.