Skip to content
Politikë

Buxheti i ri për vitin 2024, Rama jep lajmin e mirë për mësuesit

· 1 min lexim

 

Kryeministri i vendit, Edi Rama e nisi ditën sot me një postim për buxhetin e vitit 2024, duke dhënë një lajm të mirë  veçanërisht për të mësuesit. Në postimin e tij, Rama thekson se do të rritet paga për 30 mijë mësues që ushtrojnë profesionin e tyre në institucionet arsimore publike.

Ai preferoi ta cilësojë  domëthenëse këtë rritje të rrogave, e cila do të aplikohet vitin që vjen.

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me lajmin e mirë se me buxhetin e ri për vitin e ardhshëm do të ketë një rritje domethënëse të pagave për mbi 30 mijë mësues, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.