Skip to content
Politikë

Buxheti 2025/ Partia Demokratike prezanton amendamentet

· 2 min lexim

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike (PD) ka paraqitur 28 amendamente për buxhetin e shtetit të vitit 2025.

Këto propozime synojnë rritjen e fondeve për sektorët kryesorë dhe sigurimin e mbështetjes financiare për shtresa të ndryshme të popullsisë.

Ndër masat e sugjeruara përfshihen rritja e pensioneve, financimi i përmirësuar për shëndetësinë dhe arsimin, si dhe ndihma për personat që përballen me sëmundje të rënda.

Disa nga propozimet e deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike:

Caktimin e minimumit jetik 200 euro (20mije leke) – FLAMUR NOKA

Rritja e pensioneve 5-fishimi i fondit te propozuar (nga 1.6 ne 8 miliarde leke) – GAZMENT BARDHI

Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te shendetesise (rritje graduale me 1% cdo vit). – TRITAN SHEHU

Pagesë për paruket dhe materialete tjera të nevojshme për zonjat që vuajmë nga sëmudje të kancerit – NJË GRUP ZONJASH DEPUTETE TË PD

Shtimin e 500 milion lekë për të mbuluar kostot direkte që pacientet duhet të përballojnë gjatë trajtimit të tyre shëndetësor dhe mjekësor për logopedi, fizioterapi apo mbështetje psiko-sociale – ERALDA BANO

Shtimin e 1 miliard lekë për një mbështetje konkrete financiare për studentët me të ardhura familjare të ulta, dhe sidomos të studentëve që vijnë nga familje që të adhurat i kanë në nivelet e pagës minimale, si dhe për të caktuar dhe paguar vlerën financiare të dietës ushqimore për mësuesit dhe punonjësit psiko-sociale që punojnë në distancë të konsiderueshme nga vendbanimi i tyre – ERALDA BANO