Skip to content
Politikë

Buxheti 2025/ Çfarë kërkoi kreu i ri i KLGJ-së

· 1 min lexim

Buxheti i parashikuar për Këshillin e Lartë Gjyqësor është 5.66 miliardë lekë.

Kreu i ri i KLGJ-së, Ilir Rusi, gjatë prezantimit në Komisionin për Çështjet Ligjore, theksoi se institucionit i nevojiten pajisje teknologjike moderne dhe godina të reja ose të rikonstruktuara për gjykatat, si në Tiranë, ashtu edhe në qytete të tjera si Korça dhe Dibra.

Sipas Rusit, buxheti i propozuar synon të përmbushë kërkesat për infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme për përmirësimin e sistemit gjyqësor.