Pas ngjarjes së rëndë ku një baba shqiptar vrau vajzën e tij me shufër hekuri dhe e varrosi në kopshtin e shtëpisë, tani ka ndodhur edhe një tjetër ngjarje e rëndë në një familje shqiptare në Greqi.
Sipas ‘shqiptarja.com’ në qytetin e Korinthit një burrë ka qëlluar me thikë gruan e tij.
Mediat greke shkruajnë se si e kishte pritur gruan jashtë një banese ku ajo punonte.
Bëhet me dije se 45-vjeçarja me mbiemër Bardhi, ndodhet në spital.
Ajo momentalisht ndodhet në gjendje kome.
Policia greke është vënë në ndjekje të bashkshortit të saj duke ngritur postblloqe të shumta për ta arrestuar atë.