Skip to content
Politikë

“Bundra luan edhe me Taon”, Berisha lexon mesazhet e “SKY” në Kuvend

· 1 min lexim

Sali Berisha ka lexuar disa mesazhe në Kuvend, të cilat sipas tij përmendin emrin e Taulant Ballës në dosjen “Toyota Yaris”.

Ai tha se bisedat mes “bundrës” dhe “Taos” tregojnë lidhjet e dyshueshme dhe akuzoi politikanët e qeverisë për korrupsion.

Mesazhet:

Daupaj: Nuk do i bëj nder Ballës unë.

Çela: Këto ditë po më pyet, do jetë prapë Balla, apo do jesh ti?

Vladi: OK, se flas unë, por të na tregojë mënyrën se si do ta mbyllë?

Çela: Nga Tao, Tao. Dhe thotë se i ka në rregull letrat.

Se bundra luan edhe me Taon.

E kuptoni ju sa e rëndë është kjo? Se kush është ajo, ia dredh edhe Taos.

Jo, bundra kësaj radhe do ia marrë…

Të lutem, ky është fjalor me shkrim. E ka përdorur vetë ai.

Çela: I dola borxhit Taos.

Ja pra kush u përfaqëson ju. Ja kush del krenar para jush. Po si jeni kështu mo, si ka mundësi? “Dakord, do ta pengoj unë, i dola borxhit”.