Skip to content
Të Gjitha

Bulqizë/ Humb jetën minatori, u godit nga masivi i gurëve

· 1 min lexim

Një 53-vjeçar ka gjetur vdekjen në minierën e Bulqizës mesditën e kësaj të premteje në galerinë e zonës D.

A.Allushi është goditur në kokë nga një masiv guri i cili është shkëputur nga pjesa e murit të minierës.

Për shkak të saj 53-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Po ashtu burimet bëjnë të ditura se 53-vjeçari ishte i siguruar dhe i kualifikuar në punë.