Bujar Nishani: Basha vodhi zgjedhjet brenda partisë, nuk na përfaqëson

Grupimi për Partinë Demokratike, ka dalë këtë të mërkurë në një konferencë për shtyp në të cilën kanë folur për procesin zgjedhor që u zhvillua në datë 13 qershor, për kreun e PD. Ata në konferencë për mediat kanë akuzuar kreun e PD-së për vjedhje të votave. Gjithashtu Nishani ka shtuar se ka probleme thelbësore me zgjedhjet në këtë vend sepse sipas tij.
Ish-presidenti Bujar Nishani tha se Lulzim Basha në krye të PD-së përfaqëson pakicën e demokratëve.
“Po evidentojmë se kemi probleme thelbësore me zgjedhjet në këtë vend. Ngrihet pushteti shfrytëzon të gjithë fuqinë e tij, i vjedh zgjedhjet në favor të pushtetit të vet. Bëhen zgjedhjet në parti, ngrihet i pushtetshmi brenda partisë dhe i vjedh zgjedhjet në favor të pushtetit të tij. Në Korçë rezultoi se fitoi vetëm 70%. Në Devoll kryetari i PD deklaroi publikisht se ndihet i turpëruar dhe e bojktoi procesin e votimit pasi nuk anëtarëve u mohua pjesëmarrja. 50% e anëtarësisë fshihet. Mediat kanë treguar si hidhen 7 fletë votimi në kuti dhe kjo ka ndodhur kudo. Sot përfaqëson minorancën e PD, më pak se 30% të anëtarësisë së PD-së.”, tha Nishani.
Kujtojmë se më 13 qershor, Partia Demokratike zhvilloi zgjedhjet, për të zgjedhur kryetarin e ri. Nga këto zgjedhje fitues doli Lulzimm Basha, ndërsa kandidatët për kreun e PD-së ishin Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi, Agron Shehaj dhe Lulzim Basha.