Skip to content
Bota

Britania zbulon vaksinën që vepron ndaj variantit të ri Covid, publikohet studimi i Novavax

· 2 min lexim

Britania gjen vaksinën që lufton variantin e ri të Covid-19. Kryeministri Boris Johnson deklaron se vaksina Novavax është e para që tregon se është efektive kundër variantit të ri të koronavirusit të zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ka rezultuar 89.3% efektive në provat e realizuara në Mbretërinë dhe  në masën 60% edhe për variantin e Afrikës së Jugut.

Stan Erck, shefi ekzekutiv i Novavax, tha se rezultatet nga eksperimenti në Mbretërinë e Bashkuar ishin “spektakolare” dhe “aq të mira sa mund të shpresonim”, ndërsa efikasiteti në Afrikën e Jugut ishte “mbi pritjet e njerëzve”.

Boris Johnson e ka cilësuar si një lajm shumë të mirë, ndërkohë që ndryshe nga vaksinat Pfizer dhe Moderna, vaksina e Novavax mund të ruhet në temperaturë normale frigoriferike,  që do të thotë se mund të shpërndahet më lehtë.

Deri më tani, Mbretëria e Bashkuar ka siguruar 60 milion doza të vaksinës ndaj COVID-19.  Dozat pritet të dorëzohen në gjysmën e dytë të këtij viti, nëse miratohen për përdorim nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA).

Britania e Madhe ka miratuar tani tre vaksina të koronavirusit për përdorim urgjent – një nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca, një tjetër nga Pfizer dhe BioNTech dhe një i tretë nga firma mjekësore Moderna. /Gazetareforma.com/