Skip to content
Bota

Brexit/ May vendos të dorëhiqet: Jam përgatitur që të lë postin, por me një kusht

· 1 min lexim

Gjendja në Parlamentin britanik nuk duket fare e mirë dhe kryeministrja britanike pritet të japë dorëheqjen.

Theresa May ka premtuar se do dorëhiqet në rast se merr mbështetjen e  duhur për marrëveshjen e cila është për t’u diskutuar për daljen nga BE.

“Jam e përgatitur që të lë postin më herët, në mënyrë që të bëj atë që është gjëja e duhur për vendin dhe partinë tonë”, ka thënë May para kolegëve të saj, konservatorë.

May është shprehur hapur dhe ka thënë  se është e vetëdijshme që nuk do asnjë prej tyre që të jetë ajo që të vazhdojë negociatat, por nëse ndodh kjo që i kërkoi, ka vendosur mos të bëhet pengesë.

“U kërkoj të gjithëve në këtë sallë që të mbështesin marrëveshjen, në mënyrë që të mund të përmbushim detyrën tonë historike – për të vënë në jetë vendimin e popullit britanik dhe për t’u larguar nga Bashkimi Evropian me një dalje të butë dhe të rregullt”, ka thënë May.