Skip to content
Të Gjitha

Braçe “shfryn” ndaj Macron: Punët më të rënda i bëjnë shqiptarët, madje duke u diskriminuar

· 2 min lexim

Dështimi i hapjes së negociatave ka prodhuar një shije të hidhur në qeverinë shqiptare.

Ashtu si kryeministri Edi Rama, i cili ia hodhi fajin Europës dhe problemeve të saj, ka bërë edhe zv.kryeministri Erion Braçe.

Ky i fundit fillimisht ka falenderuar të gjithë përkrahësit e negocitave si kancelaren Merkel, kryeministrin italian Conte, si dhe krerët më të lartë të BE.

Më tej ai tha se kush i njeh shqiptarët prej azilantëve gjykon me bezdi.

Sipas tij tij shqiptarët bëjnë punët më të vështira, madje duke u diskriminuar dhe keqpaguar.

Në këtë mënyrë Braçe ka shigjetuar indirekt presidentin francez Macron, i cili ka deklaruar gjithmonë se numri i lartë i azilantëve shqiptarë është problem.

Reagimi i plotë

Faleminderit shumë për gjithçka, gjithçka, gjithçka,

zonja Merkel, kancelare e Gjermanisë!

Faleminderit shumë që njeh historinë tonë te dhimbshme prej 1400-tës,

aspiratën tonë evropiane, te përjetshme,

ja dëshmon kujtdo që s’na njeh,

zoti Conte, kryeministër i Italisë!

Faleminderit shumë për ndihmën, mbështetjen, kursin e reformave, vlerësimin dhe gjykimin e drejtë e të ndershëm, zoti Tusk, president i Komisionit Evropian!

Faleminderit shumë për vizionin e qartë politik për Evropën e sotme e të nesërme, ndarë me ne e për ne,

zoti Sassoli, president i Parlamemtit Evropian!

Ju jemi mirënjohës pa fund!

Ju na njihni, vlerësoni e gjykoni!

Kush pretendon se na njeh prej “azilantëve”, gjykon me bezdi

qënie humane thjesht si problem për çështje te politikës së brendshme,

nuk na njeh hiç;

duhet te hedhë sytë nga tregu i tij i punës, me siguri duhet ta dijë se nuk është çështje burokratike vizash,

por oferte në atë treg;

I BEJME NE PUNET TUAJA,

MADJE ME TE RENDAT,

MADJE DUKE U KEQPAGUAR E DISKRIMINUAR!

Të paktën ti njihni shqiptarët si punëtorë!

Shumë liderë të njohur botërore shprehën zhgënjimin e tyre për dështimin e negociatave, madje e quajtën veton e Francës një gabim historik.