Skip to content
Të Gjitha

Botërori ‘Katar 2022’/ FIFA gati vazot për shortin, ja ku pozicionohet Shqipëria…

· 2 min lexim

Shqipëria po shpreson që të ketë një grup sa më të favorshëm për në botërorin e ardhshëm. Me renditjen e fundit të përditësuar, FIFA ka përcaktuar zyrtarisht edhe vazot për zonën euriopiane për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.

Shqipëria është vendosur në vazon e katërt së bashku me Bosnje Hercegovinën, Slloveninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Izraelin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë dhe Luksemburgun.

Në letër kuqezinjtë do të kenë të paktën dy kundërshtarë të lehtë, nga vazo e pestë dhe e gjashtë, në këto të fundit ku janë vendosur përfaqësuese si Malta, Moldavia, Lihtenshtejni, Gjibraltari dhe San Marino.

Ndërkohë sa i përket favoritëve, në vazon e parë janë përfaqësuese si Belgjika, Franca, Anglia, Portugalia, Spanja, Italia, Kroacia, Danimarka, Gjermania dhe Holanda.

Kosova është vendosur në vazon e pestë së bashku Armeninë, Qipron, Ishujt Faroe, Azerbajxhanin, Estoninë, Kazakistanin, Lituaninë, Letoninë dhe Andorran.

Në shortin që do hidhet më 7 dhjetor në Cyrih nuk përjashtohet në këtë mënyrë që Shqipëria dhe Kosova të jenë në një grup.

VAZO 2: Zvicra, Uellsi, Polonia, Suedia, Austria, Ukraina, Serbia, Turqia, Sllovakia dhe Rumania

VAZO 3: Rusia, Hungaria, Irlanda, Çekia, Norvegjia, Irlanda e Veriut, Islanda, Skocia, Greqia dhe Finlanda

VAZO 4: Bosnje Hercegovina, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bullgaria, Izraeli, Bjellorusia, Gjeorgjia dhe Luksemburgu

VAZO 5: Armenia, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Estonia, Kosova, Kazakistani, Lituania, Letonia dhe Andorra

VAZO 6: Malta, Moldavia, Lihtenshtejni, Gjibraltari dhe San Marino

Fifaaaa

/GazetaReforma.com/