fbpx

Bota drejt rihapjes, çfarë pritet të ndodhë me Shqipërinë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shumë vende në Evropë po bëhen gati të hapin ekonominë pas kufizimive të fundit për shkak të pandemisë Covid-19. Pas daljes së vaksinave anticovid, shumë prej shteteve evropiane dhe jo vetëm kanë siguruar doza të mjaftueshme, duke e pasur të sigurt luftën nga Covid.

Në lindje, Izraeli synon të rihapë ekonominë nga 5 prilli, pasi të ketë vaksinuar të gjithë popullsinë e përshtatshme kundër koronavirusit.  Madje është në bisedime me prodhuesit e vaksinave Pfizer dhe Moderna për të hapur fabrikat e tyre në këtë shtet.

Izraeli është duke importuar aktualisht vaksinat e kompanive Pfizer/ BioNTech dhe Moderna, disa prej të cilave nuk janë të aprovuara nga OBSH. Por ajo që vlen të theksohet është përparimi që ka bërë ky shtet në vaksinimin e 50% të popullsisë.

Në Evropë, Zvicra  së shpejti i jep fund karantinës dhe masave shtrënguese. Sipas autoriteteve mendohet se prej datës 1 mars do të hapen të gjitha shkollat dhe muzetë, duke e ndihmuar ekonominë të ringrihet sërish.

Por shumë prej vendeve në Evropë dhe Lindje po përdorin vaksina të prodhuara nga kompani të ndryshme. Në vendin tonë qarkullojnë për përdorim vetëm dy marka vaksinash, Pfizer dhe AstraZeneca, të cilat janë dhe të aprovuara nga OBSH.

Por vende të tjera si rasti i Serbisë ka vënë në qarkullim disa marka vaksinash dhe ka arritur të vaksinojë një pjesë të madhe të popullsisë, duke shënuar përparësi në luftën me Covid-19.

Ndërsa 70% e dozave të vaksinave  në Evropë janë përqendruar në një grup të vogël shtetesh të zhvilluara, pyetja është se a do të furnizohet Shqipëria me gjithë dozat e nevojshme.  Në muajin e 11 të pandemisë, kemi mundur të sigurojmë gjithsej vetëm 17.355 doza vaksinash të cilat mjaftojnë vetëm për 8677 njerëz, pasi vaksina injektohet në dy doza.  Me këto ritme kthimi në normalitet duket shumë i largët.

Shpërndaje
Share.

Komento