Skip to content
Bota

Bombardohet spitali në Gaza, bilanc tronditës viktimash

· 1 min lexim

Një spital në Gaza është bombarduar mbrëmjen e sotme, ku raportohet se kanë mbetur viktima të paktën 500 persona.

Sitali “Arab Baptist Hospital” ka qenë i tejmbushur për shkak të qindra civilëve të plagosur më herët nga bombardimet izraelite.

Rrjeti Al Jazeera, duke cituar informacione nga Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, raportoi se kishte dyshime se më shumë se 500 njerëz janë vrarë.

Një dëshmitar tha për “Al Jazeera” se e kishte të pamundur të fliste për shkak të horrorit që kishte parë. Spitali tha ai, ishte i mbushur me trupa të pajetë, fëmijë, gra e burra, si dhe shumë trupa të gjymtuar.