Skip to content
Aktualitet

Boçi denoncoi emërimin e një drejtori shkolle në Kamëz, Evis Kushi i përgjigjet akuzave

· 2 min lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka denoncuar një ditë më parë emërimin e Hysen Koldashit si drejtor i shkollës “Ahmet Zogu” në Kamëz. Boçi thotë se ky person është shkarkuar nga detyra si drejtor i shkollës “Hilari Klinton” në Kamëz në vitin 2020, pas një denoncimi nga emisioni “Fiks Fare”, për shitje të materialeve të shkollës. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i është përgjigjur deputeti demokrat Luçiano Boçi, duke publikuar disa dokumenta zyrtare, i përgjigjet duke i thënë se ky person rezulton i padënuar pasi prokuroria vendosi të pushojë çështjen kundër tij.

Postimi i Kushit

Menjëherë pas reagimit të opozitës në lidhje me rastin e rikthimit në detyrë të një drejtori shkolle në Kamëz, nisëm një proces investigimi, nga i cili rezultoi se rikthimi i këtij drejtori është bërë nga DRAP Durrës në zbatim të legjislacionit në fuqi, pas vendimit të prokurorisë për mosfillim të procedimit penal, si pasojë e mungesës së veprës penale, arsye për të cilën dhe u largua nga detyra drejtori.

Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe institucionet e varësisë çdo vendim e marrin në zbatim të ligjit dhe duke respektuar vendimet e institucioneve ligjzbatuese, duke mos lejuar cënimin e figurës së punonjësit arsimor, drejtor, nëndrejtor apo mësues.

Bashkëlidhur gjenden:

– vendimi për mosfillimin e procedimit penal nga ana e prokurorisë,

– dëshmia e penalitetit ku rezulton i padënuar,

– vendimi mbi rishikimin e aktit administrativ,

– vendimi për emërim në detyrë të drejtorit.