Skip to content
Aktualitet

Bllokohen serverat në dogana, qindra shqiptarë presin me orë të tëra në radhë

· 1 min lexim

Të gjitha pikat doganore në vendin tonë janë bllokuar për disa orë me radhë. Sipas “dosja.al”, ditën e djeshme të gjithë serverat në dogana kanë dalë jashtë funksionit.

Mendohet se shkak për këtë bllokim është bërë fluksi i madh i kalimeve në dogana, ku shumë mjete e njerëz kanë qëndruar për orë të tëra në rradhë të gjata.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet përkatëse ndërkohë që për ditën e sotme nuk dihet se si është situata.