Bllokimi i Facebook/ Zbulohet e vërteta, kompania nën hetim për shitjen e të dhënave tona

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mesa duket Zuckenberg është në telashe të mëdha. Bllokimi i mbrëmshëm i rrjeteve sociale Facebook, Instagram dhe Whatsapp nuk ka qenë tërësisht pa arsye pasi duket se prokurorët federalë kanë hapur një hetim penal për marrëveshjet e të dhënave që Facebook ka bërë me kompanitë e mëdha teknologjike.

Sipas “NeW York Times” bëhet fjalë për kompanitë: Apple, Samsung dhe Blackberry, mirëpo ajo që nuk dihet është nëse këto kompani janë vendosur aktualisht nën hetim nga prokurorët.

Kompanitë kanë arritur marrëveshje me Facebook për të pasur akses në të dhënat e përdoruesit, si listat e miqve dhe informacionet e kontaktit, pa pëlqimin e shprehur nga përdoruesit e tij.

“Është raportuar tashmë se ekzistojnë hetime federale, përfshirë Departamentin e Drejtësisë”, tha një zëdhënës i Facebook për The Verge.

“Siç kemi thënë më parë, po bashkëpunojmë me hetuesit dhe i marrim seriozisht këto hetime. Ne kemi dhënë dëshmi publike, u janë përgjigjur pyetjeve dhe kemi premtuar se do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”.

Pra thuhet se Facebook shet të dhënat e përdoruesve tek Apple, Google, Microsoft, Amazon,  si dhe preferencat e tyre në kompani armësh, alkooli dhe ilaçesh.

Përdoruesit janë të vetëdijshëm për marifetet që mund të bëhen në të tilla raste, mirëpo Zuckenberg edhe pse ka siguruar se përdoruesit e tij janë të sigurt, tashmë nuk dimë sesi mund të veprojmë pas këtij lajmi.

Shpërndaje
Share.

Komento