Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Biznesi online/ Rama: Duam edhe një mandat ta përfundojmë fiskalizimin

13:17 19/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Brenda një mandati çdo marrëdhënie me bizneset do të jetë online, deklaron Kryeministri Edi Rama në një konferencë për fiskalizimin. Ai ka bërë me dije se për të mbyllur procesin e fiskalizimit i duhet dhe një mandat i tretë, teksa ka dhënë detaje.

“Edhe një mandat tjetër është i nevojshëm jo vetëm për ta përmbyllur, por edhe për të parë përfitimet e mëdha. Nuk është diçka që e nisim sot, ka filluar, sistemi është në punë, është i ndarë në 3 faza, biznes shtet, biznes-biznes, biznes –konsumator. Marrëdhënia biznes-shtet ka filluar të hyjë në sistem. Biznes-biznes do të hyjë në 6 mujorin e dytë dhe vitin e ardhshëm në marrëdhënien biznes- konsumator”, deklaroi Rama

Më tej ai shpjegoi hapat që do të ndërmerren për fiskalizimin dhe zhdukjen e informalitetit.

“Është një shtet i tërë në celular, kompjuter, në marrëdhënien mes kompjuterëve. Gjithë marrëdhënie njerëzore kalon në plan të dytë, dhe në plan të parë është marrëdhënia që garantohet nga ndërveprimi kompjuterik. Nëse ne sot blejmë dhe një biznes raporton faturimin 1 herë në 24 orë, nesër çdo transaksion, çdo kush nga ne që do blejë në kohë reale do të pasqyrohet transaksioni në trurin dixhital të Tatimeve dhe kjo të bëjë që sistemi i cili ka brenda një kapacitet të provuar të përllogaritjeve dhe të aktiviteteve tregtare të sinjalizojë njerëzit që janë në qendër për biznese apo transaksione, kur ka diçka që nuk shkon, më pas me ndihmën e sistemin hyhet në analizë, dhe mbi këto baza merret vendimi nëse do i shkohet biznesit nga brenda librave dhe llogarive”, tha Rama.

Në konferencën për mediat, Rama është shprehur se në katër vitet e ardhshme qeveria e ka synim që çdo marrëdhënie e biznesit me qeverinë, me konsumatorin dhe mes bizneseve do të jenë online.

“Ajo që do të realizojmë se brenda 4-vjeçarit të ardhshëm gjithçka do të jetë online për biznesin dhe i gjithë sistemi i punës me shkop në dorë do të kthehet në një sistem pune me mendje në kokë. Gjithë ai zinxhir problemesh që krijojnë hapësirë për informalitet. Do ta fiskalizojmë komplet marrëdhënien”, tha Rama.

/Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: biznesiFiskalizimirama

Të tjera

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion
Aktualitet

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 9 protestues që qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë, pas...

16:24 21/06/2026
Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det
Aktualitet

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku një fëmijë 11-vjeçar dyshohet se është mbytur teksa...

11:51 21/06/2026
Para

Pas kritikave të Ramës për BE-në, Basha bisedon online me Komisionerin Várhely  

Lajmet e fundit

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English