BILD shkruan për mjeken shqiptare që humbi jetën në aksident, flet bashkëshorti

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Eneida Doko, mjekja shqiptare që jetonte dhe punonte në Gjermani prej pak vitesh, u nda nga jeta si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur javën e kaluar.

Eni, siç e njihnin të gjithë, humbi kontrollin e makinës së saj tip Mercedes Benz GLA, në rrugën Ammerlander, goditi një ndarëse trafiku dhe u përplas me një shtyllë betoni. Dëshmitarët kanë thënë për mediat vendase se makina u rrotullua dhe përfundoi në një kanal.

Kolegët e saj gjermanë shkuan me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe e nxorën me shenja jete nga Mercedesi i “bërë copash”. 34 vjeçarja u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të shumta.

Lajmi i trishtë për vdekjen e Eni Dokos ka shokuar të afërmit dhe gjithë kolegët e saj. Për gjermanen BILD, ka folur dhe partneri i saj, i cili ka thënë se donin të martoheshin dhe të bënin fëmijë.

“Ajo ishte një yll që ndriçonte dhe përçonte lumturi e dashuri kudo. Ne donim të martoheshim, të bënim fëmijë. Ishte e aftë të fliste pesë gjuhë dhe ia doli që të mësonte gjermanishten në mënyrë të përsosur brenda një viti. Për të ishte shumë e rëndësishme që ti fliste njerëzve për vendlindjen e saj, Shqipërinë”, ka thënë Thorsten Wassermann.

Eni, e cila u largua nga Shqipëria në vitin 2016 për të bërë diplomën e saj të specializuar për mjekësi në Gjermani. “Ajo ishte një kolege e imja. Ajo ka ndihmuar shumë njerëz. Po shpërthente nga energjia e jetës … ”, shkruan Andreas T. në Facebook.

“Ajo zotëronte rrjedhshëm pesë gjuhë dhe mësoi gjermanisht përsosur brenda një viti,” thotë Wassermann. “Për të ishte gjithmonë e rëndësishme që t’i afronte njerëzit më afër vendlindjes së saj: Shqipërisë, një vend ku familja ka rëndësi – për njëri-tjetrin.”

/Gazetareforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento