Skip to content
Bota

Bien rrjetet “Meta”, probleme me Facebook, Instagram dhe WhatsApp

· 1 min lexim

Përdoruesit e rrjeteve sociale në Shqipëri dhe kudo në botë po raportojnë se kanë probleme në përdorimin e aplikacioneve në veçanti ‘Facebook’ dhe Instagram.

Shërbime të shumta të Meta-s, duke përfshirë rrjetet sociale WhatsApp, Instagram, Threads dhe Facebook janë ndërprerë.

Përdoruesit e rrjeteve sociale nuk kanë mundësi përdorimi në versionin desktop ashtu edhe atë celular të platformave. Për momentin nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë ndërprerje.

Brenda gjysmë ore numri i raportimeve kishte kaluar 90,000 për Facebook dhe 15,000 për Instagram.

Zonat ku u konstatua problemi më i madh ishin në SHBA, në veçanti, Çikago dhe Nju Jork.

Kompania ‘Meta’ nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar lidhur me këtë problem që po hasin përdoruesit e aplikacioneve si ‘Facebook’ e ‘Instagram’.