Biden telefonon Putin: “Liro menjëherë Navalny-n!”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Ri i ShBA-ve, Joe Biden nuk ka humbur kohë dhe ka nisur menjeherë nga puna për të rikthyer Amerikën në pozicion ndikues në arenën ndërkombëtare.

Biden ka pasur një bisedë telefonike gjatë ditës së sotme me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Kjo ishte hera e parë që dy liderët komunikojnë që kur Biden ka marrë detyrën.

Biseda e ka pasur fokusin e vetë në aktivitetet e fundit të Rusisë dhe në arrestimin e kritiukt dhe kundërshtarit të Putin, Alexei Navalny. Mësohet se Biden ka kërkuar lirimin e opozitarit rus.

Lidhjen telefonike midis dy udhëheqësve e njoftoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

Ndër temat e tjera që janë diskutuar kanë qenë edhe porpozimi i Biden për të zgjatur traktatin e ri të armëve bërthamore ‘START’ me Rusinë për pesë vjet dhe “mbështetjen e fortë të SHBA për sovranitetin e Ukrainës” përballë agresionit të vazhdueshëm rus.

Kujtojmë që marrëdhëniet mes ShBA-ve dhe Rusisë nuk kanë qenë fort të mira gjatë presidencës së Donald Trump, ku demokratët dhe republikanët kanë hedhur akuza të ndërsjellta se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhje.

Ndërkohë ngjarjet politike në Rusi kanë qenë të acaruara pasi ditët e fundit u arrestua rivali i putin Alex Navalny. Muaj më parë ky i fundit luftoi për jetën teksa kishin tentuar ta helmonin me substanca të rrezikshme.

 

Shpërndaje
Share.

Komento