Skip to content
Politikë

Berisha sfidon publikisht Bashën: Kuvendi do të mblidhet, s’mund ta ndalosh!

· 2 min lexim

Menjëherë pas deklaratës së Bashës ka reaguar me anë të një njoftimi për shtyp ish-kryeministri Sali Berisha. Basha tha se nuk do të ketë kurrë mbledhje të Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka qenë i prerë dhe ka theksuar se Kuvendi i PD-së do të mblidhet dhe se askush nuk do të mund ta pengojë.

Po ashtu Berisha ka thënë edhe një herë se PD-së nuk i duhet një lider i kapur peng, i cili bën pazare me Ramën dhe shpall non grata bazën e partisë.

Reagimi i Berishës:

Njoftim shtypi!

Per 8 vjet Edi Rama vazhdon te qendroje ne pushtet sepse eshte ne pazar me dike qe eshte shume i kenaqur te qendroje edhe 80 vjet ne opozite.
Kuvendi i PD do mblidhet ne perputhje me statutin e PD dhe askush qe tmerrohet prej tij nuk mund ta pengoje.
Ai nuk nuk do te mblidhet per te shqyrtuar vendimet e asnje qeverie por vetem vendimet e pengut te Edi Rames.
Kuvendi do mblidhet gjithashtu per te shpetuar PD nga pazaret e peng Bashes me Edi Ramen dhe per t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresen demokrateve pas 4 humbjesh radhazi perballe rregjimit me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes.
PD nuk i duhet nje lider i kapur peng qe ben pazar me Ramen dhe shpall non grata bazen e partise i tmerruar prej saj. sb