Skip to content
Të Gjitha

Bëri “kërdinë” me punësime fiktive, kryebashkiaku i Rrogozhinës përfundon në SPAK

· 2 min lexim

Ditën e sotme, kreu aktual i bashkisë së Rrogozhinës është paraqitur në SPAK.  Ndërkohë që detaje të reja janë zbardhur, teksa mësohet se aryseja kryesore lidhet me punësimet fiktive në bashki. Bëhet e ditur se Memolla  ka punësuar persona në bashkinë e Rrogozhinës ndërkohë që ata ndodheshin jashtë vendit.  Vlen të theksojmë se Edison Memolla u zgjodh në krye të Bashkisë së Rrogozhinës nga zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit të vitit të kaluar, teksa më 14 Maj garon sërish për një mandat të plotë në krye të kësaj bashkie.  Gjithsesi kujtojmë se më 7 Mars të vitit të kaluar Partia Demokratike do të kallëzonte në SPAK kreun e sapozgjedhur të Bashkisë Rrogozhinë, Edison Memollën, me akuzën e shit-blerjes së votave. Sipas akuzave nga PD-ja, Memolla ka qenë direkt i përfshirë në blerje votash.

Konkretisht, Memolla u akuzua se ka kërkuar nga punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të japin votat për të në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022.  Duhet përmedur se fenomeni i punësimeve masive në bashkitë e vendit në prag të zgjedhjeve është nëj fenomen që ëhstë ndeshur edhe vitet e tjera zgjedhore. Punësimi në prag zgjedhjesh përdoret si një instrument për të siguruar sa më shumë vota.