Skip to content
Kryesore

Bënte namin me vjedhje monopatinash, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

· 2 min lexim

Policia e Tiranës ka arrestuar 24-vjeçarin Andi Blakcori, i dyshuar për disa raste vjedhjeje monopatinash në kryeqytet.

Sipas hetimeve, ai ka kryer të paktën pesë vjedhje. Blakcori rezulton i dënuar më parë për dhunë në familje.

Njoftimi:

“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Përsëritësi”, për zbardhjen e 5 rasteve të përsëritura të vjedhjes së monopatinave.

Vihet në pranga një 24-vjeçar, i dënuar më parë për dhunë në familje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, bazuar në denoncimet e marra nga qytetarë të ndryshëm, për raste të vjedhjes të monopatinave të tyre, falë dhe inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. B., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer 5 vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:

Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit A. M.;

Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetases Xh. G.;

– Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit E. I.;

– Më datë 27.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit P. S.;

– Më datë 24.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetases E. K.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.