Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Bënte namin me mashtrime! Policia arreston të shumëkërkuarin, si tentoi t’i shpëtonte drejtësisë

13:26 26/01/2020
Reading Time: 3 min lexim

Korçë– Është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Koordinimi”.

Në pranga ka rënë një person me precedentë të mëparshme penale, i kërkuar në Tiranë, Fier, Vlorë e Elbasan për veprën penale “Mashtrim”.

Bëhet fjalë për shtetasin L. S., 31 vjeç, banues në Gjilan.

Ai është dënuar me dy vite burg nga Gjykata e Vlorës pasi dyshohet se ka përfituar më shumë se 10 mijë euro.

Ndërsa Gjykata e Elbasanit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës, e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën “Mashtrimi, kryer në bashkëpunim”.

“Arrest me burg” është caktuar edhe nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi ky shtetas në disa raste ka përfituar me anë të mashtrimit shuma parash duke shituar mjete të marra me qira.

Hetime po zhvillohen edhe nga Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP-Fier, pasi L.S me anë të mashtrimit ka përfituar nga një shtetas në Levan të Fierit, një shumë prej 850.000 lekësh.

Gjatë operacionit 31-vjeçari tentoi të largohej, duke mos iu bindur policisë, por nuk e arriti diçka të tillë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Korçës, në bashkëpunim me DVP Fier, finalizon operacionin policor të koduar “Koordinimi”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim nga disa Drejtori Vendore të Policisë në qarqe.

I ndaluari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e mashtrimeve, i kërkuar në Vlorë, Fier, Tiranë e Elbasan, për veprën penale “Mashtrimi”. Gjatë operacionit 31-vjeçari, tentoi t’i largohet Policisë duke kundërshtuar urdhrin e punonjësve, por u neutralizua dhe ndalua. Sekuestrohen dokumente të dyshuara si të falsifikuara, si edhe armë të ftohta pa leje, që ky shtetas i posedonte.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policise Korçë, në bashkëpunim me DVP Fier e Vlorë finalizuan operacionin policor të koduar “Koordinimi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

• L. S., 31 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë (i dënuar më parë për veprën penale “Mashtrimi”).

Shtetasi i mësipërm rezulton i shpallur në kërkim në qarqet Vlorë, Elbasan, Tiranë e Fier, për veprën penale “Mashtrimi” si më poshtë:
– Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burg, pasi nëpërmjet mashtrimit që u ka bërë dy personave (në kohë të ndryshme) dyshohet se ka përfituar një shumë mbi 10000 euro.

– Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës, e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën “Mashtrimi, kryer në bashkëpunim”.

– Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, pasi ky shtetas në disa raste ka përfituar me anë të mashtrimit shuma parash duke shituar mjete të marra me qira.

– Po ndaj këtij shtetasi po zhvillohen hetime edhe nga Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP-Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë, pasi ky shtetas, me anë të mashtrimit ka përfituar nga një shtetas në Levan të Fierit, një shumë prej 850.000 lekësh.

Shtetasi L. S., në momentin kur shërbimet e Policisë në lagjen nr. 9, i kanë kërkuar të ndalonte, nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka tentuar të largohet me mjetin tip “Benz”, por u neutralizua dhe u vu në pranga. Gjatë kontrollit fizik ndaj tij, iu gjet 1 kartë identiteti shqiptare e dyshuar si e falsifikuar, si dhe në mjet iu gjet 1 thikë dhe 1 sopatë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Etiketa: arrestoheti shumekerkuarimashtrimepoliciapranga

Të tjera

25-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë me plumb në kokë në Itali, trupin e kishin mbuluar me rërë
Kryesore

25-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë me plumb në kokë në Itali, trupin e kishin mbuluar me rërë

Një 25-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë pasditen e së premtes në Itali, në një zonë rurale në Santa Vittoria...

10:00 21/02/2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn

Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka rrëzuar këtë të premte rekursin e paraqitur nga Erion Veliaj, duke lënë në fuqi...

14:09 20/02/2026
Para

Ekzekutimi mafioz! Zbulohet identiteti i shqiptarit që u vra në Romë, kishte shkuar të takonte fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

25-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë me plumb në kokë në Itali, trupin e kishin mbuluar me rërë

25-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë me plumb në kokë në Itali, trupin e kishin mbuluar me rërë

10:00 21/02/2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn

14:09 20/02/2026
Ambasadori i BE: Të ndalen sulmet ndaj gjyqësorit, politika të mos ndërhyjë në drejtësi

Ambasadori i BE: Të ndalen sulmet ndaj gjyqësorit, politika të mos ndërhyjë në drejtësi

13:57 20/02/2026
Protesta e opozitës në 18:00 para Kryeministrisë, Policia e Tiranës refuzon autorizimin dhe paralajmëron rrezik për dhunë

Protesta e opozitës në 18:00 para Kryeministrisë, Policia e Tiranës refuzon autorizimin dhe paralajmëron rrezik për dhunë

12:19 20/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.