BE do të japë 15 milion euro për të prekurit nga tërmeti

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkimi Europian do të japë 15 milion euro për Shqipërinë, për të përballuar pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Lajmi është dhënë nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Paratë do të alokohen menjëherë nga fondi i emergjencës i Bashkimit Europian.

Përveç ndihmave monetare, BE ka dërguar trupa dhe pajisje, për të ndihmuar në operacionet e kërkim shpëtimit.

Gjithashtu në terren ndodhen inspektorë europianë, të cilët po verifikojnë dëmet nëpër godina.

Deri më tani kjo është shuma më e madhe në drejtim të qeverisë shqiptare për tërmetin.

Shpërndaje
Share.

Komento