Gati shembja e dy godinave në Shkozet, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas evidentimit të probleme në godinat e dëmtuara nga tërmeti, ka nisur puna për shembjen e atyre që kanë probleme të theksuara në strukturë, që nuk mund të riparohen.

Në Shkozet në këto momente do të shemben dy godina të cilat janë bërë të pabanueshme.

Siç shkruan “Shqiptarja.com”, autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e bllokuar 10 minuta para dhe 10 minuta pas shpërthimit.

Godinat që do të prishen ndodhen pak metra larg rrugës.

Për momentin forcat xheniere janë duke vendosur eksplozivin.

Kujtojmë këtu se ditën e djeshme në zonën e plazhit në Durrës, u shemb hotel “Gostivari”.

Sipas raportit të fundit nga Ministria e Brendshme, deri më tani janë shembur 23 godina, nga të cilat 9 në qytetin e Thumanës dhe 14 në Durrës.

Grupet e punës ndërkohë po pastrojnë mbetjet e godinave të shkatërruar nga tërmeti në Durrrës.

Shpërndaje
Share.

Komento