Bashkia e Vjenës dhuron 40 rrënjë pemë Parkut të Madh tek Liqeni Artificial

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nismës së bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve i ështe bashkuar dhe Ambasadori i Austrisë Johann Sattler.

Ai e vlerësoi transformimin që po ndodh në Tiranë, ndërsa nënvizoi punën që po bëhet kryesisht me gjelbërimin. Ambasadori austriak në Tiranë, Johann Sattler, si dhe përfaqësues të ambasadës e të Bashkisë së Vjenës, ju bashkua aksionit për gjelbërimin, të cilët i dhuruan kryeqytetit 40 pemë të mëdha panje, frashëri dhe bli, të cilat u mbollën në Parkun e Liqenit Artificial.

“Jo vetëm shpirtin e Vjenës, por edhe ca oksigjen për tironsit, siç i thoni ju. Mendoj se mund të jemi krenarë me atë çfarë po ndodh në Tiranë vitet e fundit, po gjelbërohet dita ditës, dhe mendoj se kjo është gjë mjaft e madhe. Në cilësinë e jetës, Vjena është numri një prej shumë vitesh, por Tirana po na arrin shumë shpejt, ndaj mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm që të mos na i kalojë,”  -tha ambasadori Sattler.

Nga ana tjetër, Erion Veliaj i falenderoi miqtë austriakë për kontributin e tyre, ndërsa theksoi se kjo tregon se përgjegjësia sociale duhet të ekzistojë jo vetëm te ata që janë banorë të përhershëm të një qyteti, por edhe ata që janë rezident për një kohë të caktuar, siç është rasti edhe i përfaqësuesve diplomatik.

“Jam shumë entuziast që bashkë me mikun tim, ambasadorin Johann Sattler dhe miqtë nga Bashkia e Vjenës, mbjellim 40 pemë të rritura. Është pjesë e një kontributi prej 4500 pemësh që kanë të gjitha shtigjet e reja të Liqenit të Tiranës. Dua fillimisht të them shumë faleminderit, jo vetëm për një bashkëpunim të shkëlqyer që kemi në përditshmërinë tonë. Pavarësisht nëse dikush është vizitor, diplomat ose do të jetojë tërë jetën këtu, secili bën sa mundet në vendin ku ka hedhur rrënjë,” – theksoi kryebashkiaku Veliaj.

Shpërndaje
Share.

Komento