“Bashkëpunim me Habilajt”, shtyhet seanca për Jaeld Çelën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditë më parë ish-shefi i Policisë së Vlorës i dyshuar si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës, Jaeld Çela, iu drejtua me anë të avokatit Gjykatës së Krimeve të Rënda ku kërkoi mbylljen e hetimeve ndaj tij.

Ndërkohë, sot ka ardhur një përgjigje nga organi i akuzës, i cili njofton se ankimimi është caktuar me 14 shkurt.

Avokati i tij ka theksuar se kërkon kohë të njihet me provat.

Jaeld Çela vijon të jetë në arrati prej më shumë se një viti, ndërsa Krimet e Rënda do të shqyrtojnë kërkesën e tij në datën 14 shkurt, pavarësisht se me 30 janar u caktua të jetë data e sotme.

Ish-zyrtari i policisë është shpallur në kërkim bazuar në një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë në nëntor 2017.

Sipas hetimeve, ish-drejtori i Policisë ka mbajtur në përdorim 3 numra telefoni, në të cilat rezulton se ka komunikuar me Florian Habilajn dhe Gentian Cekën, që është shoferi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Shpërndaje
Share.

Komento