Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Basha: Rama i konsideron shqiptarët të zëvendësueshëm, largimi masiv nuk e shqetëson

08:32 01/04/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se Edi Rama nuk shqetësohet për shpopullimin e Shqipërisë. Në rrjetet sociale, kreu i PD-së shtron pyetjen: “A është shqetësuar Edi Rama për shpopullimin që po pëson Shqipëria?”

Sipas tij, përgjigja është ‘Jo’. Në videon që publikon Lulzim Basha më tej, argumentohet se “Largimi masiv i shqiptarëve gjatë qeverisjes së tij nuk e shqetëson Ramën, madje ai i konsideron shqiptarët të zëvendësueshëm me popuj të tjerë”.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama, teksa zhvilloi takim me një biznes fasonerie në Shkodër, tha se të huajt e bëjnë punën më mirë se shqiptarët, duke rekomanduar që të merren edhe punëtorë nga Bangladeshi apo Pakistani. Kjo deklaratë e kreut të qeverisë, nuk është pritur mirë nga shumica, që kanë reaguar kundër tij.

Biseda e Ramës ditën e djeshme me një pronar fasonerie:
Pronari: Nuk ka fuqi punëtore.
Rama: Unë e di që kjo është bisedë e rrezikshme për ne se na hidhen në fyt dhe pastaj kur u tregojmë këto thonë se kjo nuk është punë, është skllavëri, është poshtërsi. Më vjen shumë keq për ata që nuk kuptojnë por nuk kemi çfarë t’u bëjmë. Ne e kemi kaluar ligjin e ri për të huajt që është shumë i thjeshtë, nuk ka fare më ato procedurat e tmerrshme. 7 ditë është procedura për të marrë punëtorë të huaj dhe po të them me këtë pagë që ke ti e ke të garantuar, kanë filluar të marrin edhe të tjerët,  punëtorët e huaj nga Bangladeshi, nga Pakistani, India.
Pronari: I kam porositur 300 në Bangladesh, 400 dollarë paga. E kanë të përfshirë edhe fjetjen.
Rama: I ke pronto, nuk dinë as shqip të merren me thashetheme.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: basharama

Të tjera

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion
Aktualitet

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 9 protestues që qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë, pas...

16:24 21/06/2026
Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det
Aktualitet

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku një fëmijë 11-vjeçar dyshohet se është mbytur teksa...

11:51 21/06/2026
Para

Kalon me sukses “Vetting”-un, KPK konfirmon në detyrë prokuroren

Lajmet e fundit

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English