Skip to content
Aktualitet

Basha nuk pyet për Covid-19, e shndërron takimin e Gjirokastrës në miting elektoral (Video)

· 2 min lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar sot qytetin e Gjirokastrës në kuadër të fushatës elektorale.

Edhe pse në kushte pandemie, Basha e ka zhndëruar takimin në një miting elektoral. Ai u prit nga dhjetëra qytetarë të entuziazmuar. Me thirrjet  “Kryeministri i ardhshëm” dhe “ Rama ik”, mbështetës të PD kanë dalë në rrugë për të pritur kryedemokratin.

Në fjalën e mbajtur, Basha premtoi se pas zgjedhjeve të  25 Prillit, PD do e nxjerrë vendin nga mjerimi dhe papunësia.

Kujtojmjë se në vizat e fundit Basha është pritur po njësoj. Në Kavajë, kreu demokrat hipi dhe në kufonin e makinës për shkak se dhjetëra simpatizantë ishin mbledhur në qendër të qytetit.

Pjesë nga reagimi:

‘’Të dashur motra dhe vëllezër, të rinj e të reja faleminderit nga zemra për këtë pritje  ta jashtëzakonshme. Ndryshimi ka filluar, e shoh në sytë e nënave nga Gjirokastra, Shkodër e Korçë, Durrës. Do e çlirojmë Gjirokastrën e Shqipërinë. Nga mjerimi dhe papunësia. Më 25 p rill çdo shqiptar do të votojë për ndryshimin, për fëmijët e tij, për ekonominë, për Europën për punësimin.

Ju bëj thirrje, të merrni masa që sëmundja, me maskë dhe distancë. Kjo është betejë për fëmijët tuaj. Është betejë fitore e së cilës, do të thotë fitore e Gjirokastrës dhe Shqipërisë. ‘’- tha Basha.