Skip to content
Politikë

Basha në mbledhjen e Kryesisë: Nuk lejova bashkëpunimin me bandat, e vetmja përgjegjësi që kam

· 2 min lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar në mbledhjen e Kryesisë se e vetmja përgjegjësi që ai ka në këto zgjedhje, është që nuk lejoi bashkëpunimin me bandat. Ai është shprehur i bindur në drejtësinë e betejës që PD po bën dhe tha se e ndjen zemërimin për masakrën zgjedhore si shumica dërrmuese e demokratëve. Basha ka kërkuar që ruga të vazhdojë e rruga dhe ka bërë ftesë për bashkin në këtë moment përcaktues për të ardhmen e betejës dhe fatet e vendit. Ai gjithashtu ka thënë se bashkë duhen përmirësuar ato gjëra që janë për t’u përmirësuar.

’Bashkëpunimi me bandat nuk u lejua nga unë në zgjedhje. Dhe keto janë parimet e mia. Kjo është përgjegjësia ime nëse njihet si përgjegjësi, që me bandat s’kam bashkëpunuar. 

Unë jam i bindur në drejtësinë e betejës tonë. E di se si unë ndihet shumica dërrmuese e demokratëve, e ndjej zemërimin e tyre për masakrën zgjedhore të 25 prillit, e di që ata janë gati që këtë zemërim ta kthejnë në energjinë e nevojshme për ta luftuar betejën tonë deri në fitore.

Prandaj ju kërkoj të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Të bashkuar në këtë moment përcaktues për të ardhmen e betejës tonë dhe për fatet e vendit dhe të përmirësojmë, bashkarisht, ato gjëra që sigurisht mund dhe duhet të përmirësojmë.’’- tha Basha.