Skip to content
Politikë

Basha kërkon vetting në politikë: Korrupsioni po varfëron qytetarët

· 2 min lexim

Kreu aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka kërkuar sërish vettingun në politikë, të cilin e konsideron si zgjidhjen e vetme ndaj korrupsionit.

Basha shprehet se kriza e korrupsionit po largon të rinjtë dhe po asfikson ekonominë.

Ai është shprehur se korrupsioni në vend është duke varfëruar qytetarët. “Një shtet i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve”, u shpreh ai.

Sipas Lulzim Bashës një pakicë njerëzish gjallon në kurriz të shumicës, prandaj shprehet se “buxheti është në funksion të PPP-ve”, të cilat i cilëson si klienteliste. Sipas kreut demokrat, kjo pakicë njerëzish po përfiton në kurriz të qytetarëve dhe buxheti i miratuar në Parlament favorizon ata dhe jo familjet dhe sipërmarrësit e ndershëm.

“Kjo krizë korrupsioni po varfëron qytetarët, po largon të rinjtë e të rejat dhe po asfikson ekonominë. Zgjidhja është pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin. Zgjidhja është vettingu në politikë! Një shtet i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve, por një pakice që gjallon në kurriz të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, ndaj edhe buxheti është në funksion të PPP-ve klienteliste, jo të familjeve dhe sipërmarrjeve të ndershme”, shkruan Basha në Twitter.