Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Basha: “Do ngrihemi për t’u dhënë fund grabitqarëve”

16:21 28/01/2019
Reading Time: 3 min lexim

Nga Kavaja, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se vendi po qeveriset nga një qeveri, e cila ndan paratë e shqiptarëve me një numër të vogël njerëzish.

Ai premtoi se gjëja e parë që do të bëjë partia e tij kur të vijë në pushtet do të jetë aborgimi i Ligjit të Arsimit të Lartë.

“Ne e kundërshtuan në Parlament dhe Partia Demokratike votoi kundër Ligjit të Arsimit të Lartë. Ditën e parë që do të vijmë në pushtet, do të abrogojmë Arsimin e Lartë. Duke u bazuar në këtë ligj, Edi Rama bëri një gjë tinzare. Për shkak të këtyre taksave, shqiptarët paguajnë energjinë më shtrenjtë në rajon. Këto taksa nuk përdoren për të siguruar arsimin e mirë universitar. Këto taksa në vend që të shkojë për të lehtësuar punën tuaj, ato përdoren nga dy tre duar. Arka e shtetit dhe paratë që merren nga shqiptarët kanë shkuar në xhepat e oligarkëve”, tha ai.

Gjithashtu Basha në nënvizoi faktin se Shqipëria do ecë përpara vetëm nëse shtohen investimet në fushën e arsimit, ndërsa i bëri thirrje rinisë që të marrë në dorë fatin e vet.

“Po ngrihemi për t’i dhënë fund një shteti grabitqar. Misioni më i rëndësishëm i PD, është që kjo rini të marrë në dorë fatin e vendit nesër. Që ta bëjmë këtë, natyrisht që të rikthejmë impulsin e zhvillimin pozitiv si parakushte të zhvillimit. Pa investuar në arsim vendi shkon në kapitullim dhe dështim total. Dyfishimi për arsimimin e lartë”, tha mes tjerash Basha.

Kreu i PD-së nga Kavaja u shpreh i bindur se me 16 shkurt shqiptarët do kenë mundësinë t’i japin fund kontratës sociale me qeverinë e Ramës.

“E konviktet apo shpisë që do marrin me qira, e meritojnë mbështetjen nga shteti,ndaj edhe për 5000 studentë do kenë mbështetje për koston e transportit publik, edhe interurban që të shkojnë të vizitojnë prindërit. Edhe pas këtyre ndërhyrjeve mbetet mjaft para për të ndërhyrë në konvikte.

Edhe në Afrikë ndoshta nuk mund të gjesh vende ku kompjuteri mund të mësohet me shkumës dhe dërrasë të zezë. Është një fjalë e gjatë për të thenë më shumë luks për Ramën dhe ministrat. Shuma të jashtëzakonshme, mafton të shihni kontrastin, shkojnë për PPP-të e famshme që janë skema e vjedhjes së parave. Mbeten maftueshëm para për t’u marrë me çështje të mprehta siç është arsimi parauniversitart, siç janë pensionet.

Shteti është një kontratë sociale me qytetarët. Rama e konsideron përgjegjësinë e qeverisjes privilegj personal. Me 16 shkurt qytetarët me pjesëmarrjen e tyre do zgjidhin kontratën e tyre me Edi Ramën dhe bandën në pushtet.

Kemi edhe tjetër për të sqaruar, jo vetëm vendosmërinë e Kavajës, por edhe argumentat pse duhet të jemi të gjithë bashkë. Mesazhi që dua t’ju jap sot është që Shqipëria ka ende shpresë, që të mbaroni studimet. Kemi mundësinë që të mos ndiheni as vetëm, as të zhgënjyer as të tradhëtuar. Me planin tonë ekonomik, do kemi të gjitha mundësitë jo vetëm që të kthejmë shpresën .

Para se të vijë kjo kemi para një betejë, unë sot me bashkëpunëtorët e mi dua të përshëndes Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. Themeli i të keqes është kapja e pushtetit nga njerëz të lidhur me krimin.

A do ta lejojmë t’ja grabisin shpresën rinisë së Kavajës apo edhe Shqiprisë. 16shkurti është dita kur do ndezim shpresën”, u shpreh ai.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

“Ish-sigurims”/Autoriteti i Dosjeve reagon për Bujar Sheshin: "Është rekrutuar në moshë të mitur"

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English