Skip to content
Të Gjitha

Barcelona “shpartallon” Real Madridin, fiton 3-0 dhe e eliminon nga “Kupa e Mbretit”

· 1 min lexim

Kampionati spanjoll padyshim është një nga më emocionuesit dhe këtë herë nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Një ndeshje e mrekullueshme mes Barcelonës dhe Realit të Madridit në këtë gjysmëfinale për “Kupën e Mbretit”.

Mirëpo mesa duket Reali nuk e ka pasur fare të lehtë pasi pritshmëritë që të s’kualifikohet janë shumë të larta.

Pas golit të parë të shënuar nga Suarez, Barcelona e ka gjetur përsëri portën me Dembele dhe vetëm dy minuta më vonë pas një penalltie të dhënë për ndërhyrjeje të gabuar të Kasemiros, nga pika e bardhë është vetë uruguajani ai që shënon, duke e çuar rezultatin në 3-0.

Shanset e Realit në këto momente janë të pakta, pasi në disa minuta lojë të mbetur i duhet të shënojë 4 gola për t’u kualifikuar.