Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Banorët e Tragjasit protestojnë sërish: Ujin ua marrin për resortet në Dhërmi

12:28 12/08/2025
Reading Time: 3 min lexim
Banorët e Tragjasit protestojnë sërish: Ujin ua marrin për resortet në Dhërmi

Screenshot

Në qendër të fshatit Tragjas, banorët janë ngritur në protestë kundër një plani të ri zhvillimi që, sipas tyre, favorizon turizmin në zonën e Dhërmiut, por kërcënon furnizimin me ujë të fshatit të tyre.

Ata shprehin shqetësime serioze se ky projekt do të ulë ndjeshëm sasitë e ujit të disponueshme për komunitetin lokal.

Një përfaqësues i banorëve, i cili edhe vetë është pjesë e komunitetit, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si po menaxhohet projekti, duke kritikuar përdorimin e të dhënave të vjetra dhe mungesën e transparencës nga ana e autoriteteve. Ai akuzon manipulim të statistikave dhe marrje vendimesh që dëmtojnë interesat e fshatit.

Sipas tij, ky projekt është i drejtuar kryesisht nga interesat e bizneseve turistike, pa u marrë parasysh nevojat e banorëve dhe pa respektuar rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë historike dhe ekonomike të zonës.

Banorët kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe interesat e komunitetit të mbrohen me seriozitet.

Pjesë nga deklarata:

Nëse parashikojmë se si do të zhvillohet Dhërmiu për 25 vitet e ardhshme, nuk ekziston asnjë projekt për zhvillimin e Tragjasit dhe zonës për vitet që vijnë. Duke u njohur me shifrat e projektit, u kuptua se ato ishin të pambështetura në realitet. Për më keq, janë përdorur të dhëna për sasinë e ujit nga një studim i vitit 1985.

Sasia e ujit që paraqet ky studim, sot jep këto të dhëna: sasia minimale 700 l/s, maksimale 3300 l/s dhe mesatare 1800 l/s. Këto shifra i kemi marrë para 10 vitesh nga Arkiva Shqiptare, ku verifikuam falsifikimin.

Veprimet janë të denueshme edhe ligjërisht. Kur u njohëm me projektin, lindën dyshime dhe kemi bërë edhe padi në gjykatë. Është e qartë që ky projekt është bërë me sponsorizim të bizneseve, duke marrë parasysh vetëm interesin e tyre, me parimin filozofik “gjithçka lëviz, asgjë nuk ndryshon”, që shpjegon të gjitha veprimet e ndërmarra deri tani.

Populli i Tragjasit, për këtë arsye, u ngrit në protestë, e cila kulmoi më 4 mars, kur fshatit iu bë shtetrrethim dhe forca policore kërkoi nisjen e punimeve me dhunë. Kur populli u përlesh me forcat e policisë dhe largoi mjetet e rënda që kishin nisur punën, drejtuesit e fshatit, komiteti i ngritur për mbrojtjen e punimeve, emigrantët, intelektualët dhe qindra bij e bija të fshatit i bënë të qartë organeve shtetërore se projekti ishte grabitqar dhe denigrues për fshatin dhe krahinën, por edhe i dëmshëm për ekonominë.

Kulmi u arrit më 22 mars, kur iu drejtuan kryeministrit me një peticion që kundërshtonte këtë projekt, por ende nuk kemi një përgjigje konkrete nga autoritetet. Nga të dhënat që disponojmë, matjet e tyre kanë rezultuar të larta, gjë që na ka shqetësuar pasi dyshojmë për vazhdimin e falsifikimeve.

Jemi të braktisur nga Bashkia Vlorë dhe njësia administrative Orikum, të cilët duhet të mbronin të drejtat tona. Më së shumti duket se vazhdon përpjekja për të zbatuar një projekt të gabuar, një fatkeqësi që mund të kërcënojë burimin e vetëm të ujit.

Jemi mbledhur për t’i thënë “jo” marrjes së ujit në burim, pasi kjo shkel rëndë të drejtat tona ekonomike dhe historike. I kujtojmë qeverisë se nuk jemi një fshat i humbur, por një fshat historik.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: banoret e tragjasitproteste

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
“Do të mbetet në zemrat tona”/ Mesazhi prekës i gjimnazit për 15-vjeçarin nga Fieri

“Do të mbetet në zemrat tona”/ Mesazhi prekës i gjimnazit për 15-vjeçarin nga Fieri

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English