Skip to content
Të Gjitha

Banorët e Bërxullës në protestë, humb ndjenjat njëri prej tyre

· 1 min lexim

Banorët e Bërxullës vazhdojnë rezistencën e tyre lidhur me ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar. Sot kërkojnë që tokat e tyre të shpronësohen me vlerën e tregut dhe vendosjen përgjatë rrugës të nënkalimeve apo mbikalimeve.

Raportohet se një prej banorëve që doli në protestë kundër projektit ‘Thumanë-Kashar’, i ka rënë të fikët në mes të rrugës. Ndërkohë në vendngjarje nuk ka ambulancë. Ai po transportohet në spital me një automjet policie.

Banori u fut pa ndjenja në makinën e efektivëve dhe i shoqëruar nga një person tjetër që po merrte pjesë në protestë po dërgohet në spital.